Mungesat e Armando Brojës dhe Rei Manajt në sulm pritet të krijojnë hapësirën e kërkuar prej kohësh nga Mirlind Daku.
Ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë trajneri Silvinjo pritet të ndërtojë formacionin rreth djaloshit nga Gjilani.
Sulmuesi i Rubin Kazanit ka lënë pas dëmtimn që e la jashtë ndeshjeve të shtatorit ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Mungesa e kapitenit Berat Gjimshiti pritet të mbulohet nga Marash Kumbulla në formë shumë të mirë me Espanjolin në La Liga.
Pjesa tjetër e formacionit nuk pritet të ketë ndryshime.