Sulmuesi i kombëtares shqiptare i dha fitoren Rubin Kazanit në transfertën ndaj Akron Togliati.
Daku shënoi golin e epërsisë 1-2 i cili ishte dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Ky ishte goli i 4 në pesë javë kampionat për sulmuesin i cili e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë, ndërkohë që nga merkato raportohet se Kaljari nuk po heq dorë nga kërkesa për të marrë 26-vjeçarin.