Mirlind Daku po tregon një formë të shkëlqyer në javët e fundit në Rusi.
Daku shënoi golin e vetëm për Rubin Kazanin në 3-1 ndaj Spartakut të Moskës.
Sulmuesi i kombëtares e ka rritur ndjeshëm nivelin e tij në fushën e lojës gjatë vitit 2024 duke arritur të shënojë 5 gola dhe të japë asiste të rëndësishme.
Daku i ka dërguar mesazhe të qarta teknikut Silvinjo se është gati për “Euro 2024”.