Mirlind Daku po kalon një moment të mirë në karrierën e tij, duke vijuar formën e shkëlqyer te Rubin Kazani. Sulmuesi 26-vjeçar ka nisur sezonin në mënyrë mbresëlënëse dhe nuk po ndalet së shënuari.

Në duelin e fundit ndaj Rostov, Daku arriti të shënojë golin e barazimit në minutën e 62-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ky ishte goli i tretë për Dakun në 4 javë kampionat, një performancë që e ka shndërruar atë në një bomber të vërtetë për skuadrën ruse.

Me formën e tij të jashtëzakonshme, Daku po dëshmon se është një aset i çmuar për Rubin Kazanin dhe një emër për t’u mbajtur nën vëzhgim në futbollin evropian.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *