Mario Mitaj tashmë është titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes së Al-Ittihadit.

Klubi saudit e pagoi klauzolën e tij te Lokomotiva e Moskës pa e pritur fundin e sezonit.

Duke folur për faqen zyrtare të klubit, Mitaj u shpreh se po rritet shumë në këtë ekip dhe se të luajturit krah Karim Benzemasë është një privilegj i madh, nga i cili mund të mësohet shumë.

“Karim Benzema është një njeri që vepron njësoj me të gjithë. Ai mundohet t’i ndihmojë të gjithë dhe është shumë e bukur të kesh dikë si ai në skuadër,” – u shpreh Mitaj.

Mbrojtësi i majtë shtoi se modeli i tij në fushë është Marcelo dhe se ai jep më të mirën e tij pikërisht në krahun e majtë të mbrojtjes.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *