Al-Ittihad arriti të shpallet kampion në Arabinë Saudite tre javë para mbylljes së sezonit.
Skuadra e mbrojtësit të majtë të kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, fitoi me përmbysje 1-3 në transfertë ndaj Al-Raed.
Ekipi ku luajnë edhe emra të njohur si Benzema apo Fabinho ishte dominues këtë sezon, duke treguar cilësi edhe ndaj rivalëve konkurrentë.
Mitaj u mor nga sauditët si huazim në nisje të sezonit, ndërsa me fillimin e fazës së dytë, ekipi pagoi klauzolën e blerjes te Lokomotiva e Moskës.
Mbrojtësi i majtë e kaloi dëmtimin që e la jashtë fushave për disa javë, ndërsa ishte titullar në dy ndeshjet e fundit.