Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar fillimin e thirrjes për aplikim për transportin publik që do të lidhë jugun dhe veriun e Mitrovicës.

“Lajmet pozitive për Mitrovicën nuk ndalen. Sot kemi shpallur thirrjen për aplikim për transportin publik të subvencionuar, me qëllim që të lidhim më shumë njerëzit dhe të forcojmë bashkimin midis Jugut dhe Veriun,” tha Durmishi.

Ai sqaroi edhe rrjetin e linjave: “Do të ketë linja autobusi nga Mitrovica e Jugut për Leposaviq e deri në Jarinjë, për Zubin Potok deri në Bërnjak, nga Jugu i Mitrovicës për te Kroi i Vitakut dhe në Zhazhë, Bistricë e Cerajë, si dhe për Banjskë dhe fshatrat e tjerë të Zveçanit, dhe anasjelltas.”

Durmishi theksoi se ky projekt do të sigurojë lëvizje të lirë dhe do të afrojë qytetet dhe njerëzit e zonës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *