Hannah Hampton priti dy penallti vendimtare ndaj Spanjës në finalen e mbrëmshme të Evropianit të Femrave, duke ndihmuar “Tre Luanët” të kurorëzohen si fitues të këtij turneu.

Portierja 24-vjeçare u përball me vështirësi të shumta në fillimet e karrierës së saj, pasi mjekët e këshilluan të mos luante futboll, sepse u diagnostikua me strabizëm. Kjo patologji pengon perceptimin e thellësisë tek të prekurit.

Ajo kreu disa operacione për përmirësimin e shikimit dhe nuk hoqi dorë asnjëherë nga ëndrra për të luajtur futboll. Portierja ishte protagoniste edhe në Evropianin e vitit 2022, ku sërish Anglia ishte triumfuese. Pas atij turneu, Hampton u përjashtua nga ekipi për sjellje jo sportive brenda grupit. Ajo punoi në heshtje dhe arriti të rikthehej sërish si protagoniste.

Krahas Anglisë, Hampton ndihmoi edhe Çelsin të triumfonte në kampionatin vendas.

By Editor