Muhamed Agbuseb është një nga mjekët e shumtë që po punon në Gaza për organizatën “Mjekët pa kufi”.
Ai u tha mediave ndërkombëtare se është dëshmitar i kastrofës së shekullit pasi gjendja në jugun e Gazës është shumë e rëndë.
Sipas tij, në veri të Gazës nuk funksionon asnjë spital, ndërsa ato në jug përdoren njëkohësisht dhe si qendra strehimore.
Mjeku theksoi se po operojnë njerëz të shtrirë në tokë në kushte shumë të vështira.
“Spitalet në veri dhe në qytetin e Gazës ndaluan plotësisht së funksionuari. Të vetmet spitale që po funksionojnë janë ato në jug, por edhe ato janë të mbushur me njerëz dhe përdoret gjithashtu si një strehimore. Mjekët po i operojnë pacientët e shtrirë në tokë, është katastrofë e shekullit.” – u shpreh mjeku.