41 vjet pas vrasjes së Jusuf Gërvallës,  Bardhosh Gêrvallës dhr Kadri Zekës.

Si e denigronte gazeta “Rilindja” figurën e Jusuf Gërvallës vetëm pak ditë pas atentatit ndaj tij të ndodhur në 18 janarin e 1982-shit në Gjermani.

Nga Agim Morina

“RILINDJA”, 24 janar 1982

Lexuesit e «Rilindjes» patën rastin që në faqet e gazetës sonë, si dhe të gazetave të tjera të lexojnë para ca ditësh lajmin për vrasjen e tre emigrantëve shqiptarë nga Jugosllavia në Gjermaninë Federale (vëllezëritas vradjes së tij. Gërvalla dhe Kadri Zeka). Kjo vrasje, sipas informatave të shpallura nga policia e vendit ishte larje hesapesh ndërmjet grupeve emigrante në Gjermani.

Radio Tirana pas dy ditësh emitoi lajmin e ATSH-së për këtë ngjarje me titull të paskrupullt se «Djemtë e Kosovës i vranë serbomëdhenjtë»! ATSH-ja dhe Radio Tirana pohimin e vetë «mbështesin» në fjalët e të vrarit Jusuf Gërvalla gjoja të thëna para vdekjes.

Shprehja e mllefit shovenist nga valët e Radio Tiranës dhe të shtypit të Shqipërisë s’është shfaqje e re. Është vetëm për t’u çuditur se si një organ zyrtar dhe radioja zyrtare e një vendi, rastet të tilla mund t’i shfrytëzojë për të mbjellë urrejtje shoviniste ndërmjet popujve në Jugosllavi, për të bërë dezinformime dhe shpifje kundër fqinjit pak ditë pas deklaratës solemne të kryetarit të ri të qeverisë së Shqipërisë se dëshiron marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Jugosllavinë?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje gjendet vetëm në faktin e verbërisë politike dhe të ngarkesave shoviniste të vetë autorëve të artikujve e informatave të tilla në shtypin dhe propagandën e Shqipërisë. Vetëm nga një ngarkesë e tillë mund të dalin pohime të tilla, siç janë ato të ATSH-së dhe të Radio Tiranës.

Sa u përket «deklaratave» të të vrarëve, ato, edhe po të thuheshin, nuk mund të ishin të tjera, sepse për ta vetëm Jugosllavia e sistemi i saj janë armiq. Miq të tyre janë vetëm reaksioni botëror, grupet e ndryshme antijugosllave, të vjetra e të reja, të lidhura me kushedi çfarë shërbimesh informative sekrete. E mu këto shërbime, siç duket, ua kanë ngrënë kokën, duke i përdorur ata si viktima për kusur ndërmjet tyre, qofshin ballistë, çetnikë, ustashë, «marksist-leninistë» e kushedi çfarë.

Popujt tanë, as shqiptarët e as serbët, nuk kanë të bëjnë me aktet e këtyre grupeve kriminale emigrante, dezertorësh e tradhtarësh të vendit.

Radio Tirana e ATSH-ja as kësaj here nuk zgjodhën as rastin e as mjetet për të shfaqur armiqësi kundër Jugosllavisë, për të nxitur urrejtje në mes shqiptarëve dhe serbëve – dhe kështu edhe një herë vërtetuan dyfytyrësinë e politikës së udhëheqjes, së cilës i shërbejnë: në njërën anë fjalët e mëdha për bashkëpunim, e në anën tjetër shpifje e urrejtje.

Është punë e ATSH-së, si dhe e Radio Tiranës si sillen. Por është edhe punë jona të themi se: kur dikush me dikënd lan hesapet në botë, nuk duhet të shfrytëzohet për shprehje të shovinizmil dhe të urrejtjes kundër nesh, as kur autorët e informatave të tilla si kjo e ATSH-së dhe Radio Tiranës që qëndrojnë prapa veprimeve kriminale, antishqiptare e antijugosllave – siç qenë ato të Jusuf Gërvallës dhe të shokëve të tij.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *