Luka Modriç pritet të largohet nga Real Madridi në fund te këtij sezoni. Drejtuesit e klubit madrilen nuk do t’i ofrojnë kontratën e rinovimit legjendës kroate pasi dëshirojnë t’u japin më shumë minuta lojtarëve të rinj duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Largimi i mesfushorit pritet të ofrojë më shumë hapësira për turkun Arda Gyler.
Klubi do të organizojë një ceremoni lamtumire speciale për Modriç në mbyllje të këtij sezoni – raporton Relevo.