Luka Modriç ka zbuluar së fundmi se ish-mesfushori argjentinas Juan Román Riquelme ishte një nga kundërshtarët më të vështirë që ka përballuar në karrierë, edhe më shumë se Lionel Messi.

Mesfushori kroat rikujtoi debutimin e tij me përfaqësuesen e Kroacisë në vitin 2006, në një ndeshje miqësore ndaj Argjentinës. Ai u përball jo vetëm me Messin, të cilin e konsideron lojtarin më të mirë në histori, por edhe me Riquelmen, i cili la një përshtypje të jashtëzakonshme tek Modriç.

“Kur e pashë Riquelmen në fushë, e kuptova pse trajneri ishte kaq i shqetësuar,” rrëfeu Modriç për Mundo Deportivo.

Ai veçoi inteligjencën dhe vizionin e lojës së argjentinasit, duke theksuar se mënyra se si Riquelme analizonte fushën dhe gjente hapësirat e bënte pothuajse të pamundur t’i merrje topin.

“Ai lëvizte me topin në një mënyrë shumë të veçantë. Shpesh më bënte të humbja ekuilibrin dhe largohej lehtësisht,” shtoi mesfushori kroat.

Aktualisht, Riquelme është president i Boca Juniors, ndërsa Modriç vazhdon karrierën e tij me klub dhe përfaqësuesen kroate.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *