Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka bërë një deklaratë të fortë që ka ndezur polemika mes tifozëve dhe mediave angleze, duke folur hapur për presionin që ndien dhe trajtimin që, sipas tij, merr ndryshe nga lojtarë të tjerë elitarë.
“Mbaj mend një rast kur Harry Kane kaloi 10 ndeshje pa shënuar dhe njerëzit thjesht thoshin: ‘Hajt se do të shënojë’. Ndërsa tek unë ndodh e kundërta. Nëse nuk shënoj për disa ndeshje, njerëzit më duan në stol. Më vjen keq, por kjo është e padrejtë. Nuk e di… ndoshta javën tjetër do të luaj ndeshjen time të fundit në ‘Anfield’,” u shpreh Salah.
Deklarata e tij vjen në një moment delikat për klubin dhe të ardhmen e tij personale, duke shtuar spekulimet mbi një largim të mundshëm nga Liverpool.

