Ylli egjiptian Mohamed Salah ka tronditur fansat e Liverpoolit me deklaratat e tij të mbrëmjes së sotme, duke lënë të hapur mundësinë e një largimi të afërt nga klubi i tij aktual.
“Situata nuk është e pranueshme për mua. Nuk e di pse po më ndodh kjo. Nuk e kuptoj,” tha Salah, tejet i irrituar, duke sinjalizuar tensione të brendshme që deri më tani nuk ishin bërë publike.
Ai shtoi se ndihet i zhgënjyer nga mënyra se si është trajtuar së fundmi:
“Kam bërë kaq shumë për këtë klub. Kisha një marrëdhënie të mirë me trajnerin. Papritmas nuk kemi më asnjë marrëdhënie. Nuk e di pse. Më duket sikur dikush nuk më do në këtë klub.”
Deklaratat e Salah kanë hapur menjëherë diskutime për të ardhmen e tij, me tifozët dhe analistët që spekulojnë për prapaskenat që mund të kenë çuar në këtë përplasje të papritur.

