Trajneri i Evertonit dha një lajm aspak të mirë për tifozët e Evertonit dhe të kombëtares së Shqipërisë.

Dejvid Mojes u shpreh se Armando Broja ka dëmtuar kyçin e këmbës dhe do të jetë jashtë fushave të lojës për 12 javë.

Mojes shtoi se Broja mund të rikthehet në mesin e muajit prill, por gjasat që ai të qëndrojë te Evertoni janë të pakta dhe ai mund të rikthehet sërish te Çelsi, prej nga u mor në huazim.

Rrjedhimisht, Armando Broja pritet të jetë sërish mungesa e madhe në sulmin e Shqipërisë për përballjet e marsit ndaj Anglisë për kualifikueset e Botërorit të 2026-ës.

By Editor