Moldavia vendosi të dëbojë 22 punonjës të ambasades ruse në kryeqytetin e saj Kishinjev, pas rritjes së tensioneve mes dy shteteve fqinje.
Zyrtarët moldavë deklaruan se përfaqësimi diplomatik rus në vendin e tyre do të reduktohet nga 80 në 25 punonjës. Po kaq punonjës ka dhe Molavia në ambasadën e saj në Moskë.
Presidentja moldave, Maisa Sandu njihet për orientimin e saj pro-perëndimor. Ajo ka kritikuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, ndërkohë që në vijimësi ka akuzuar Vladimir Putinin se ka synime hegjemoniste ndaj Moldavisë.