Policia e Durrësit ka arrestuar pas pesë muajsh një 36-vjeçar, i dyshuar si autor i rrëmbimit dhe dhunimit të një 48-vjeçari në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur më 1 korrik 2025, ndërsa i arrestuari vepronte në bashkëpunim me tre persona të tjerë.

Sipas njoftimit zyrtar, 36-vjeçari, shtetasi J. K., banues në Durrës, është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në aeroportin e Rinasit, në momentin kur po tentonte të dilte jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin J. K., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi Prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, i akuzuar se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, më datë 01.07.2025, kanë marrë me forcë në automjet dhe kanë dhunuar një 48-vjeçar,” bën me dije Policia.

Viktima e ngjarjes është identifikuar si Denis Simaku, 48 vjeç, i cili është marrë peng dhe dhunuar fizikisht nga autorët. Pas arrestimit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e tre bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *