Pas deklaratave të kreut të Grupit Parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Gazment Bardhi, i cili akuzoi Kuvendin se po zvarrit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku me kërkesë të Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka reaguar edhe Niko Peleshi.

Peleshi e cilësoi “patetike” deklaratën e Bardhit dhe theksoi se procedurat po ndiqen në përputhje me Rregulloren e Kuvendi i Shqipërisë.

“Lexoni Rregulloren para se të bëni fjalime patetike. Asnjëherë nuk e ke kontestuar interpretimin që kreu i Kuvendit i bën Rregullores, nuk do zgjuarsi. Nuk është shkelur asnjë nen i Rregullores, jemi brenda të gjitha afateve. Të hënën do të mblidhet Këshilli i Mandateve, pasi është respektuar e drejta e të gjitha palëve. Nuk jemi organ vendimmarrës, por këshillimor,” u shpreh ai.

Në vijim, Peleshi shtoi se roli i tij është të garantojë funksionimin normal të Kuvendit, duke paralajmëruar se përpjekjet për ta çuar situatën në tension nuk do të ndikojnë në procesin institucional.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *