Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa, ka kërkuar zyrtarisht informacion nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore Kombëtare lidhur me ndërtimet e reja pranë vilës verore të Ahmet Zogu në Durrës.

Reagimi i saj vjen pas shqetësimeve publike për ndërtime shumëkatëshe në zonën përreth vilës, të cilat sipas Zhupës mund të cenojnë integritetin historik dhe arkitekturor të këtij objekti me vlera të veçanta.

Ajo kërkon transparencë të plotë për çdo projekt ndërtimi në zonë, përfshirë lejet e dhëna, statusin aktual të mbrojtjes së vilës si dhe masat që janë marrë për ruajtjen e saj.

Sipas Zhupës, vila verore e Mbretit Zog përfaqëson një ansambël me rëndësi historike, arkitekturore dhe politike për vendin, ndaj çdo ndërhyrje në zonën përreth duhet të trajtohet me përgjegjësi të lartë institucionale.

Deputetja theksoi gjithashtu se objekti duhet të përfshihet në listën e monumenteve të trashëgimisë kulturore, pavarësisht çështjeve që lidhen me pronësinë.

“Trashëgimia jonë historike dhe kulturore nuk mund të cenohet. Ajo duhet të mbrohet dhe të ruhet për brezat që vijnë,” është shprehur Zhupa në reagimin e saj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *