Nga Hasan Bello

Në fillimet e shtetit shqiptar kur institucionet ligjzbatuese ishin ende të brishta, në fshatra dhe krahina te ndryshme gëlonin personat në kërkim. Në shumicën e rasteve ata ishin grabitës e vrasës. Për këtë arsye ishin kthyer në një problem të madh. Një zgjidhje per kapjen ose eleminimin e tyre, ishte vendosja nga Ministria e Punëve të Brendshme e shumave të caktuara. Njoftime të tilla gjenden me shumicë në shtypin e viteve 1920-1925. 

Ndërsa në vitin 1926, Presidenti Ahmet Zogu kontraktoi si inspektor të përgjithshëm dhe organizator të xhandarmërisë shqiptare Gjeneralin britanik Jocelyn Percy (1871-1952), i cili më parë kishte shërbyer në një nga zonat më të nxehta të globit, në Palestinë. Ai do të shërbejë në Shqipëri deri në vitin 1938-ë, duke e ndarë atë në tre zona kontrolli dhe duke krijuar një “ekspeditë shëtitëse”, e cila shkonte atje ku kishte problem për të vendosur rendin. 

Sidoqoftë deri në vitin 1925-ë për shkaqe të ndryshme situata ishte tepër problematike. Prandaj, për ta ilustruar se si punonte Ministria e Brendshme për të kapur personat në kërkim po sjellim një njoftim të botuar në gazeten “Zëri i Korçës” nr.5, 1 gusht 1925. 

Sipas këtij njoftimi, Ministria e Brendshme për kapjen e të arratisurit Mero Lamce nga një person tjetër i arratisur i ofronte atij 3000 fr.ari dhe amnistine; në rastet kur i arratisuri kapej nga një person normal, ai shperblehej me 6000 fr.ari. Ndërsa kur një i arratisur vriste shokun e tij, ai përfitonte krahas aministisë edhe 2000 fr.ari.

Kjo ishte një zgjidhje e përkohshme e ngjashme me SHBA-në e filmave western, por që me duket se shteti ynë i brishtë po e aplikon de facto edhe sot.

AntwortenWeiterleiten

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *