Reshjet intensive të orëve të fundit kanë sjellë rritje të konsiderueshme të nivelit të ujit në lumin e Starovës dhe në lumin e Vërdovës, duke shtuar rrezikun që këto dy përrenj të dalin nga shtrati.

Autoritetet vendore bëjnë të ditur se në zonë janë angazhuar forca shtesë për monitorimin e situatës në terren, ndërsa strukturat përkatëse janë vënë në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë nëse prurjet e ujit vijojnë të shtohen.

Banorëve, veçanërisht atyre që jetojnë pranë këtyre lumenjve, u kërkohet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të zbatojnë udhëzimet e dhëna nga autoritetet.

Sipas institucioneve përgjegjëse, deri në këto momente Bashkia e Pogradecit konsiderohet zona më problematike për shkak të ndikimit të motit të keq.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *