Basketbollisti italian Achille Polonara, ish-lojtar i Baskonias nga viti 2019 deri në 2021 dhe aktualisht pjesë e ekipit Dinamo Sassari, është zgjuar nga koma pas një lufte të gjatë me leuçeminë mieloide dhe komplikacionet e rënda që pasuan pas transplantit të palcës kockore.
Në shtator, Polonara iu nënshtrua transplantit në Spitalin “Sant’Orsola-Malpighi” në Bolonjë. Megjithatë, vetëm pak ditë përpara se të dilte nga spitali, ai pësoi një emboli që e futi në koma për dhjetë ditë.
Gruaja e tij, Erika Bufano, ka treguar momentet e vështira që përjetoi familja:
“Kur ia hoqën tubin PEG, ai humbi ndjenjat dhe pësoi trombozë. Truri i tij mbeti pa oksigjen dhe mjekët thanë se shanset për mbijetesë ishin shumë të vogla. Ishte një makth”, – rrëfen ajo.
Fatmirësisht, pas ditësh ankthi, Polonara u zgjua nga koma. Sipas Erikës, momenti i rikthimit të tij në vetëdije ka qenë “i pabesueshëm,një mrekulli e vërtetë”.

