Mediat turke raportojnë se Beshiktashi po planifikon të paguajë 15 milionë eurot që Sivaspori kërkon për kartonin e Rei Manajt.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare po zhvillon një sezon për t’u mbajtur mend duke shënuar deri tani 14 gola në kampionat, aq sa Mauro Ikardi i Gallatasarajit.
Beshiktashi ka në përbërjen e tij Milot Rashicën dhe Ernest Muçin, me këtë të fundit që shënoi golin e parë në fundjavë pas afrimit në merkaton e dimrit nga Legia e Varshavës për 10 milionë euro.
Drejtuesit e Beshiktashit synojnë të kenë një tridhëmbësh shqiptar në majën e sulmit për sezonin e ardhshëm duke shtuar në organikë dhe Rei Manajn.
Sivaspor nuk e negocion çmimin e sulmuesit prej 15 milionë eurosh, por kjo shumë është e përballueshme për financat e një klubi si Beshiktashi.