Ernest Muçi e fitoi shpejt skenën pas kalimit te Beshiktashi. Talenti shqiptar shënoi golin e parë për skuadrën e re në përballjen ndaj Istanbulsporit të mbyllur në shifrat 2-0.
Muçi u tha mediave turke pas sfidës se golat janë detyra e tij dhe se po përpiqet të shpërblejë besimin e klubit.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ne bëmë atë që duhej të bënim, punën tonë. Duhet të fokusohemi dhe të luajmë si sot. Nuk pësuam gol dhe shënuam 2 gola.
Jam sulmues, duhet të kontribuoj në sulm dhe të shënoj gola. Kjo është ajo që pritet nga unë. Kemi luajtur mirë, duam të vazhdojmë kështu.” – u shpreh Muçi.
Paraqitje dinjitoze dhe për Berat Gjimshitin në barazimin që Atalanta arriti në transfertë ndaj Milanit në shifrat 1-1.
Kapiteni i kombëtares u vlerësua me notën 7.3 për paraqitjen e tij, ndërsa nuk la hapësira për Oliver Zhirunë e Milanit duke e mbuluar me sukses.