Deputeti i “Lëvizjes Vetëvendosje”, Armend Muja, tha në “Interaktiv” se posti i kryeparlamentarit të Kosovës i takon ligjërisht partisë fituese në zgjedhje.

Muja theksoi se një partie me dy-tre deputetë (duke iu referuar “Nismës” së Fatmir Limajt) nuk mund t’i jepet drejtimi i Parlamentit.

“Nuk mund të negociohet me parimet bazë të demokracisë. T’i jepet posti kaq i rëndësishëm kur ke dy-tre deputetë, nuk ka mundësi ashtu. Deri në fund të javës, besoj se i është bërë një ofertë Nismës. Do të limitohesha në komentim, sepse shpresoj që deri në fund të kemi bashkëpunim,” – u shpreh Muja.

Së fundmi, kreu i qeverisë në detyrë, Albin Kurti, tha se gjatë fundjavës mund të arrihet një dakordësi me partinë e Fatmir Limajt për një koalicion, duke theksuar se ai ka paraqitur një ofertë konkrete — por duke lënë të kuptohet se posti i kryeparlamentarit nuk është pjesë e kësaj oferte.

By Editor