Ylber Ramadani do të jetë mungesa e madhe e Leçes në sfidën ndaj Veronës pasi mesfushori shqiptar është i pezulluar për kartona. 

Tekniku Roberto D’Aversa duket se e ka një zëvendësues dhe ai është një tjetër shqiptar.

Kapiteni i Shpresave të Shqipërisë, Medon Berisha është kandidati kryesor për të marrë vendin e Ramadanit në mesfushë. Berisha mund të ketë shansin e debutimit në Serinë A, pasi prej kohësh grumbullohet me ekipin e parë.

“Berisha është një lojtar i cili po rritet shumë. Ai ishte me ekipin kombëtar dhe atje kishte një dëmtim të vogël. Në këto dy javë, është ndokush që ka punuar shumë mirë dhe unë duhet të marr edhe këto në konsideratë.” – tha D’Aversa para gazetarëve.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *