Trajneri aktual i Fenerbahçes tha gjatë një interviste për “Sporty.net” se asnjë lojtar nuk kishte pasur ndikimin e Lionel Mesit në rritjen e tij si trajner.

Zhoze Murinjo theksoi se përballjet kundër Mesit ishin të veçanta, sepse ai duhej të mendonte më shumë se në çdo rast tjetër për strategjinë e frenimit të argjentinasit.

“Në rritjen time si trajner, më shumë se të gjithë, ndikoi Mesi si rival. Para secilës sfidë duhej të mendoja gjatë për taktikën me të cilën duhej ndalur.” – tha portugezi.

Murinjo pati përballje të shpeshta me Mesin gjatë kohës kur drejtonte Realin e Madridit, ashtu edhe kur ishte trajner i Interit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *