Vedat Muriqi gjeti rrjetën e katërt këtë sezon në përballjen e mbrëmshme mes Majorkës dhe Osasunës. Sulmuesi dardan ishte më i miri në fushë, ndërsa në minutën e 81-të shënoi me penallti.
![croppedWhatsAppImage20250101at212157jpeg | Kumti](https://kumti.net/wp-content/uploads/2025/01/cropped-WhatsApp-Image-2025-01-01-at-212157-1024x576.jpeg)
Osasuna e barazoi rezultatin në minutën e 94-t dhe goli i Muriqit shërbeu për vetëm 1 pikë. Kjo paraqitje e renditi Muriqin në treshen e sulmit të formacionit më të mirë të javës, bashkë me Berenger të Atletiko Bilbaos dhe Rodrigo të Realit të Madridit.