Majorka mundi në shtëpi 1-0 Rajo Vallekanon e Ivan Balliut.
Golin e vetëm e shënoi Vedat Muriqi i cili rikthehet pasi mungoi disa ndeshje për shkak dëmtimi.

“Pirati” shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 75′ duke i dhënë skuadrës së tij tre pikë shumë të vyera ndaj një rivali për mbijetesë në La Liga.