I këtij mendimi është drejtuesi i Institutit “Octopus” sipas të cilit është në natyrën e politikës së Beogradit planifikimi dhe kryerja e vrasjeve politike.
Musliu beson në vërtetësinë e informacioneve për një plan konkret për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti.
“Lajmi për tentativën për të vrarë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga Serbia është alarmant. Por, asgjë e re, kur kemi parasysh se ata vranë kryeministrin e tyre, Gjingjiçin dhe politikanë të tjerë, si Stamboliç etj.”- shkruan Musliu.
Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiç u ekzekutua në Beograd në marsin e vitit 2003.