Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu tha për KosovaPress se thirrjet për protesta në Mitrovicën e jugore janë skema të ideuara nga shërbimi sekret serb – BiA.
Për Musliun, këto thirrje synojnë të krijojnë një kornizë të plotë të fajësisë mbi Kosovën duke nxitur tensione dhe në pjesën tjetër të qytetit.
Sipas tij, qytetarët duhet t’i injorojnë këto thirrje pasi një protestë e tillë do e dëmtonte shumë imazhin e Kosovës në situatën ku ndodhet aktualisht nga tensionet e shtuara në pjesën veriore të vendit.