Edon Zhegrova po kthehet në një nga temat më të diskutuara te tifozët e Juventusit, të cilët në rrjetet sociale po kërkojnë me ngulm që sulmuesi kosovar të marrë më shumë minuta në fushë.

Në vetëm 13 minuta lojë në ndeshjen e fundit, Zhegrova arriti të bëjë një paraqitje mbresëlënëse:
– 24 prekje topi
– 16 pasime të sakta
– 2 driblime të suksesshme

Statistika që tregojnë qartë se çfarë potenciali ka “diamanti i Kosovës”.

Luciano Spalletti e aktivizoi vetëm pas minutës së 84-t, duke lënë pak kohë për të shfaqur talentin e tij, edhe pse forma e tij në çdo hyrje në lojë sfidon deklaratat e trajnerit se “Zhegrova ende nuk është gati për minuta më të gjata” për shkak të rikuperimit pas një dëmtimi nëntëmujor.

Megjithatë, çdo dalje e tij në fushë duket si kundërargument i fortë: Zhegrova sjell ritëm, imagjinatë dhe rrezikshmëri, elemente që Juventusit i mungojnë në repartin ofensiv.

Tifozët pyesin me të drejtë: Nëse nuk mund të luajë 90 minuta, pse të mos marrë të paktën 30?
Ndërkohë, Francisco Conceicao aktivizohet shpesh më herët, por me ndikim shumë më të vogël në lojë.

Një aksion solo i Zhegrovës, ku kaloi dy lojtarë dhe krijoi një shans të mirë për gol, është prova më e mirë se çfarë mund të sjellë ai në fushën e lojës nëse i jepet hapësira e merituar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *