Çmimi i naftës në bursa vijon të ndjekë trendin e rënies prej dy javësh duke u përafruar me çmimin para nisjes së sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Ky zhvillim nxiti qeveritë e vendeve të ndryshme të rishikonin çmimin e naftës dhe merrnin vendime për uljen e tij.
Nëse u referohemi vendeve fqinje, Maqedonia e Veriut gjatë javës së fundit mori dy vendime për uljen e çmimit të naftës dhe sot një litër nafte atje u shit me 189 lekë për litër. Në Kosovë, një litër naftë u shit me 202 lekë për litër.
Në Shqipëri, Bordi i Transparencës u mblodh pas 19 ditësh dhe vendosi uljen e çmimit me 4 lekë për litër. Pra, nga 240 lekë që ishte prej javësh, një liter naftë në vendin tonë nga data 1 nëntor do të shitet me 236 lekë për litër.