Brajan Gruda dhe Roko Raitz janë dy lojtarët të cilët Julian Nagelsman i ka grumbulluar në fazën përgatitore për “Euro 2024” duke i patur të gatshëm për çdo situatë të papritur.
Lojtarët janë thirrur si pjesë ekstra e listës paraprake të Nagelsman, ndërkohë që trajneri pati fjalë të mira për Brajan Grudën. Ai e vlerësoi djaloshin me origjinë nga Shkodra për paraqitjet e deritanishme në stërvitjet e ekipit.
“Gruda është lojtar shumë i mirë. Ka teknikë dhe është krijues, jep shumë në treçerekun e fushës. Nuk i dihet asnjëherë së çfarë mund të ndodhë. Gruda dhe Raitz mbeten të gatshëm për çdo të papritur të mundshme” – tha Nagelsman.