Mats Humels, Leon Goretzka, Serxh Gnabri, Niklas Sule dhe Timo Verner nuk do të jenë pjesë e Gjermanisë për kampionatin evropian që luhet në shtëpinë e gjermanëve. 

Julian Nagelsman ka marrë vendime të guximshme duke lënë jashtë emra me kontribute për katër herë kampionët e botës.

Manuel Nojer, Toni Kros dhe Tomas Myler janë senatorët e gardës së vjetër të cilët bashkë me të rinjtë e shumtë në listë pritet të ofrojnë një Gjermani pretendente për të triumfuar në evropian. 

LISTA E GJERMANISË

Portierë: Manuel Nojer (Bajern Mynih), Mark-Andre ter Shtegen (Barcelona), Oliver Bauman (Hofenhajm), Aleksander Nybel (Shtutgart)

Mbrojtës: Valdemar Anton (Shtutgart), Benxhamin Hanrihs (Lajpcig), Xhoshua Kimish (Bajern Mynih), Robin Koh (Eintraht Frankfurt), Maksimilian Mitelshtad (Shtutgart), David Raum (Lajpcig), Antonio Rydiger (Real Madrid), Niko Shloterbek (Borusia Dortmund), Xhonatan Tah (Bajer Leverkusen)

Mesfushorë: Robert Andrih (Bajer Leverkusen), Kris Fyhrish (Shtutgart), Paskal Gros (Brajton), Ilkaj Gyndogan (Barcelona), Toni Kros (Real Madrid), Xhamal Musiala (Bajern Mynih), Aleksandar Pavloviç (Bajern Mynih), Florian Virtz (Bajer Leverkusen)

Sulmues: Maksimilian Baier (Hofenhajm), Niklas Fyllkryg (Borusia Dortmund), Kai Havertz (Arsenal), Tomas Myler (Bajern Mynih), Leroi Sane (Bajern Mynih), Deniz Undav (Shtutgart)

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *