Nga Leka Ndoja

Nëse diktatura nuk do të ekzistonte në Shqipni, Namik Resuli dhe Selman Riza do të shkelqenin në rrethin e linguistëve tanë. 

Glotologu Resuli ishte ndër linguistët ma aktive pas At Justin Rrotes, në mos ma i njohuni para L2B. Aq i njohun saqe ishte emëru profesor i dy Instituteve shkencore nga ma te shkelqyeshmet në Perendim, Institutin Oriental të Napolit, dhe Institutin e Studimeve shqiptare të Romës pranë Universitetit Sapienza, ku mori drejtimin pas vdekjes së Koliqit nga viti 1974 deri me 1985. 

Namik Ressuli ishte pinjoll i bejlerëve të Beratit, dhe menjanimi i tij në evidencat shkencore në Shqipni erdhi si pasojë e qenies se tij aristokrat dhe aktivitetit politik të të vellait Ahmet Resulit pas vitit 1939. 

Në librin tim studimor “Tjetërsimi i veprës intelektuale gjate komunizmit”, 2013,  sillen dokumente nga Prof. Jup Kastrati sesi ai kish vrejtë si deshmitar në fillim të viteve ’60 sesi në tryezat e Institutit te Gjuhësise gjuhëtaret mbanin 4 kopjet e botimit nga Sh.B. e Vatikanit të transkriptimit të Il Messale (Mesharit) te Gjon Buzukut. Transkriptimin e pare ne ortografine e sotme nga Prof. Resuli qe me 1955, e cila asht puna e tij ma autentike pasi ka punu me tekstin origjinal te “Il Messale” nxjerrë nga Arkiva e Vatikanit. 

Ky asht krimi i linguistëve tane qe nuk e përmenden këtë fakt duke e fshehë për 35 vite, madje duke e censurue primitivisht në botimin kritik të vitit 1968. 

Vepra tjetër ma e madhe linguistike e Resulit asht në biling “Grammatica albanese” (Linguistica generale e storica), Patron editore 1986, “Gramatika shqipe” me 622 f. – dhe asht teksti zyrtar për mesimdhanien në universitetet italiane për gjuhën shqipe  deri ne kohën e sotme.

Kontributi i tij si studiues i letërsisë njihet qe me botimin kritik te “Milosaat”, te De Rades ne vitin 1938 nga versionet origjinale deradiane duke shtu edhe nji fjalorth etimologjik në fund të tekstit. 

Gjithashtu hartoi tekstin “Shkrimtarët shqiptare” V. 1, për gjimnazet ne vitin 1941 – sprova e parë bazë për hartimin e “Historisë se letërsise shqipe” dhe antologjisë kritike nën drejtimin e Ernest Koliqit.

Ne vitet 2000 e bija Hana Resuli me banim ne Torino kreu nji vizite tek te afërmit e te atit në Tiranë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *