Napoli vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij në këtë sezon. Të besuarit e Luçiano Spaletit morën një tjetër fitore më shumë vlera në një transfertë të vështirë si ajo ndaj Atalantës së Gasperinit. Vendasit kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Lukman, por napoletanët përmbysën shifrat brenda pjesës së parë me golat e Elmas dhe të zakonshmit Osimen. Pjesa e dytë nuk dhuroi gola me një Atalantë më kërkuese por pa rezultat.

Fitore me vuajtje në shtëpi për Milanin e Piolit në përballjen me modestët e Specias. Teo Hernadez i dha avantazhin kuqezinjve, por Specia gjeti barazimin me golin e Daniel Maldinit që ndëshkoi ish-skuadrën e tij. Në të ’89-ën ishte Oliver Zhiru që I dha tre pikë mjaft të vyera skuadrës së tij. Napoli mban kryesimin me 35 pikë, gjashtë më shumë se Milani i vendit të dytë me 29.

Supersfida e kësaj jave luhet në mbrëmjë ku Juventusi me shumë probleme në këtë sezon do të presë në shtëpi Interin e Simone Inzagit që kërkon tre pikët për të mos mbetur pas në garën për titull. Të dy teknikët, Masimiliano Alegri dhe Simone Inzagi, janë shprehur optimistë para sfidës duke treguar respekt reciprok, por duke sqaruar se asnjëra nga skuadrat nuk hyn me frikë në fushën e lojës. Tjetër sfidë e luftuar pritet të jetë dhe derbi i kryeqytetit mes Romës së Zhoze Mourinjos dhe Lacios së Mauricio Sarrit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *