Napoli i Luçiano Spaletit vazhdon të mos njohë humbje. Napoletanët mposhtën 4-0 Sasuolon ku protagonist ishte sulmuesi Viktor Osimen me një tregolësh, ndërsa golin tjetër e shënoi zbulimi i madh i këtij sezoni, Kvarackelia. Ky sukses mban Napolin në vendin e parë me 32 pikë, gjashtë më shumë se Milani i vendit të dytë që luan nesër.
Tre pikë për Juventuain në transfertën ndaj Leçes. Të besuarit e Alegrit marrin frymë pas eliminimit nga Liga e Kampioneve dhe protagonist për bardhezinjtë ishte i riu Faxhioli që shënoi golin e vetëm të sfidës. Zonja e Vjetër ngjitet në vendin e gjashtë me 22 pikë.