Legjenda e futbollit gjerman Franc Bekenbauer, i cili konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e sportit, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

Bekenbauer është një nga tre lojtarët – së bashku me brazilianin Mario Zagallo dhe francezin Didier Deschamps – që kanë fituar Kupën e Botës edhe si lojtar edhe si trajner.

I njohur si “Kaizeri” i futbollit gjerman, Bekenbauer është gjithashtu dy herë fitues i Topit të Artë, në 1972 dhe 1976.

Në nivel klubesh me Bayern Munich, Bekenbauer fitoi tre Kupa Evropiane radhazi nga viti 1974 deri në 1976. Ai ishte gjithashtu pesë herë fitues i Bundesligës dhe katër herë fitues i Kupës së Gjermanisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *