Vendimi i muajit qershor nga qeveria e Kosovës për ndalimin e importeve nga Serbia e ka detyrurar biznesin në Kosovës të kërkojë të tjera alternative për furnizim.

Bizneset janë ankuar për rritje të kostove për import, ndërsa sasia e mallrave serbe duket se është ulur ndjeshëm.

Ky realitet i ri vërehet më së shumti në veriun e Kosovës, ku marketet kanë shtuar raftet me produkte nga Maqedonia e Veriut dhe nga Kroacia.

Njëri nga afaristët në Mitrovicën e Veriut, i cili këmbënguli të mbetet anonim, shpjegon se qumështi “Imlek” nga Serbia është zëvendësuar me “Bimilk” nga Maqedonia e Veriut dhe në vend të ushqimit të ngrirë “Frikom”, po ashtu nga Serbia, në ofertë është “Ledo” nga Kroacia.

“Na u desh të riorientoheshim dhe të blinim mallra që janë në dispozicion me shumicë. Po gjendemi ashtu siç na imponohet. ‘Bimlek’ nga Manastiri (nga Maqedonia e Veriut) është i njëjtë me ‘Imlek’ (nga Serbia), ndërsa produktet ‘Swisslion’ nga Serbia i zëvendësojmë me të njëjtat produkte që vijnë nga Maqedonia e Veriut.”-  tha ky biznesmen para pak ditësh për Radion Evropa e Lirë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *