Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë reagoi pas ndalimit të shtetasve të Kosovës në pikat e kalimit kufitar me Serbinë.
Ai theksoi se kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë, represive dhe shtypëse si para tri dekadash.
“Mirë se vini në të ‘90-at. Serbia fillon me masa represioni ndaj shqiptarëve, menjëherë pasi Parlamenti Evropian, ka rekomanduar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Këto masa represive që po ndërmerren ndaj civilëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, në vendkalimin kufitar ‘Dheu i Bardhë’, vijnë menjëherë pas vendimit të djeshëm të Parlamentit Evropian dhe kërcënimeve të para disa ditëve të presidentit serb Vuçiç për ‘procesimin e gjithë atyre që cënojnë rendin kushtetues’.”- ka shkruar ai.