Stela Gugallja, e akuzuar nga drejtësia shqiptare për aferën e incenetarorëve është ndaluar në Austri.
Njoftimi jepet nga Prokuroria e Posaçme e cila bën me dije se do të kërkojë ekstradimin e saj në Shqipëri.
“Prokuroria e Posaçme është njoftuar se në Gjykatën e Vienës në Austri është duke u kryer procedura e ekstradimit të shtetases Stela Gugallja, nga Austria në Shqipëri, në zbatim të urdhërit të kërkimit ndërkombëtar për këtë shtetase.” – thuhet në njoftimin e SPAK-ut.
SPAK thekson se aktualisht nuk ka dijeni nëse Stela Gugallja ka kërkuar azil në Austri.