Lear Kurti ndërroi jetë mbrëmë para mesnatës në ambientet e Komisariatit të Policisë nr. 3 në Tiranë pak kohë pasi ishte shoqëruar në këto ambiente nga një patrullë policie. Raportohet se ekspertiza mjeko-ligjore për shkaqet e vdekjes ka përrfunduar dhe familjarët kanë tërhequr trupin e tij nga morgu i spitalit të Traumës. Ende nuk janë dhënë konkluzionet e kësaj ekspertize gjë e cila vijon të krijojë paqartësi rreth shkaqeve që çuan drejt vdekjes së 32-vjeçarit.


AMP në një komunikim zyrtar tha se gjatë shoqërimit të tij me një patrullë dhe pas mbërritjes së tij në Komisariatin nr.3 i riu kishte ndjerë shqetësime dhe ishte dërguar në spitalin e Traumës, ku kishte gjetur vdekjen. Por burime nga spitali i Traumës përgënjeshtruan këtë version duke thënë se i riu kishte mbërritur në këtë institucion pa shenja jete.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *