Diplomati Shaban Murati ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 79-vjeçare. Lajmin e njoftuan familjarët e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Shaban Murati shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë.
Krahas shërbimit të gjatë diplomatik, ai ishte i njohur edhe për analizat e tij gjeopolitike në shtypin e shkruar.

Shaban Murati la pas edhe disa vepra në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në mbrojtje të çështjes shqiptare kundrejt politikave hegjemoniste të Serbisë.
Ndër veprat e tij më të spikatura janë: “Serbia kundër Serbisë: Analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë” (2004), “Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës: Fletë nga ditari i një ambasadori” (2007), “Vetëvrasja diplomatike e Shqipërisë dhe Kosovës” (2021) dhe “Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci” (2023).