Andrew Strong, avokati mbrojtës i Kadri Veselit në Tribunalin e Hagës ka ndërruar jetë ditën e djeshme.
Lajmin fillmisht e dha zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, i cili në një postim të fejsbuk e cilësoi atë si avokatin e UÇK-së.
Adrew Strong ishte dhe avokati mbrojtës i Ramush Haradinajt gjatë procesit të tij gjyqësor në Hagë.
“Para pak çastesh ka vdekur Andrew Strong, avokat i z. Kadri Veseli. Andrew për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njeriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën.
Andrew Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë. Andrew ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar. Fliste bukur shqip dhe e donte fort Kosovën.” – shkroi Bytyçi.
Ngushëllime për ndarjen nga jeta të avokatit amerikan shprehu dhe Ramush Haradinaj.