Jozef Racinger i njohur si Papa Benedikti i XVI-të ka ndërruar jetë sot në rezidencën e tij në Vatikan.
Ai drejtoi Kishën Katolike nga viti 2005 deri në vitin 2013, vit në të cilin dha dorëheqje duke e bërë i dyti Papë pas Gregorit të VII-të që jepte dorëheqjen në vitin 1415. Gjatë 8 vieteve të drejtimit të klerikut gjerman, selia e shenjtë u përball me shumë akuza dhe procedime të cilat lidheshin kryesisht me akuzat për abuzime me të miturit nga priftërinjtë katolikë.
Jozef Racinger njihet si një nga drejtuesit më konservatorë në historinë e Kishës Katolike pasi ai vazhdimisht apelonte për rikthimin në gjenezën e moralit kristian duke folur njëkohësisht pa dorashka për ekzistencën e abuzimeve seksuale të priftërinjve ndaj të miturve.
Benedikti i XVI-të dha dorëheqjen për shkak të gjëndjes shëndetësore, por largimi në vitin 2013 u interpretua dhe si akt moral i tij, shprehje mosaprovimi për situatën ku ndodhej Kisha Katolike dhe pafuqisë së tij për të ndryshuar atë realitet.