Bujar Bukoshi ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare, pasi prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai u diplomua për Mjekësi në Universitetin e Beogradit, ndërsa profesionin e mjekut e ushtroi në Suharekë, që ishte edhe vendlindja e tij.

Bukoshi ishte Kryeministër i Qeverisë në ekzil të Kosovës nga viti 1991 deri në vitin 2000.

Po ashtu, ai shërbeu edhe si Zëvendëskryeministër i Kosovës në qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi, nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu ngushëllime për vdekjen e Bukoshit, duke e cilësuar atë si një burrështetas me përkushtim të pashoq për vendin.

By Editor