Ka ndërruar jetë në ditën e sotme mjeku i njohur Isuf Kalo. Doktor Kalo ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Isuf Kalo ishte mjek endokrinolog, anëtar i disa komiteteve ndërkombëtare të endokrinologjisë dhe autor i një sërë botimesh.
Kalo njihej nga publiku i gjërë si ish-mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha.
Prof. Kalo përfundoi studimet pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1964 dhe u specializua si mjek endokrinolog dhe diabetolog. Dr. Kalo ishte pioner i diabetologjisë në vendin tonë.