Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Gjirokastër.

Strudimet universitare i kreu në Tiranë, ku jetonte te shtëpia e tezeve dhe pasi e ftoi, për gati dy vjet (1957-58) jetoi me Nasho Jorgaqin.

Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës dhe u diplomua për Mësuesi.

Romanin e tij të parë Mjegullat e Tiranës, e përfundoi në prag të vijimit të studimeve në Bashkim Sovjetik.

Në vitet 1958-1960 studioi në Moskë, në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki”.

Dhjetëra çmime ndërkombëtare, mes të cilave dhe “Princi i Asturias për Letërsinë” në vitin 2009 në Oviedo të Spanjës.

Debatet politike dhe propozimet për marrien e postit të presidentit pas viteve 90 e kanë shoqëruar shpesh figurën e tij.

Raporti i tij me regjimin komunist ka qenë shpesh objekt i kritikave dhe debateve mediatike.

Sfidat publicistike me figura tjera akademike lidhur me identitetin shqiptar, si ai me Rexhep Qosen, apo shkëmbimi i letrave pyetje përgjigje me Ukshin Hotin ndërsa ky i fundit ishte në burgjet e regjimit serb do të mbahen mend gjatë në kujtesën kolektive shqiptare.

Ismail Kadare është në shumë pjesë të artit shqiptar, filma, drama, tekste këngësh, etj.

Çmimi i munguar Nobel për të nuk e zbeh aspak gamën dhe estetikën e veprës së tij./RrugaPress

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *