Këngëtari i njohur i muzikës pop, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit pas një ataku kardiak. Sipas burimeve, artisti nuk ka arritur t’i mbijetojë atakut kardiak, ndërsa nuk raportohet të ketë pasur probleme të tjera shëndetësore.
Shpat Kasapi, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, u rrit në një familje me traditë muzikore që i hapi rrugën drejt skenës artistike. Ai u bë i njohur në fillim të viteve 2000, duke u shndërruar shpejt në një prej zërave më të dashur për rininë e asaj kohe. Artisti ka lënë djalin dhe bashkëshorten.

